Telegrafi

Pamje nga dhoma e zhveshjes së Francës mes pjesëve: Deschamps iu bërtet lojtarëve dhe godet tavolinën me dorë

Didier Deschamps kishte bërë dy zëvendësime para pushimit mes pjesëve, gjatë finales Argjentinë-Francë, që tregojnë gjendjen në terren të ‘Gjelave’ në atë ndeshje.

TF1 ka publikuar një video ku shihet reagimi i Deschamps në dhomën e zhveshjes mes pjesëve.

Deschamps shihet duke iu drejtuar fillimisht lojtarëve të tij në një mënyrë mjaft të qetë, më pas ngriti tonin derisa përplasi me dhunë dorën në tavolinë.

“Djema, do t’ju them pa u inatosur. A e dini cili ishte ndryshimi? Është se ata, përballë nesh, po luajnë një finale të Kupës së Botës! Dhe ne nuk po e luajmë”, ku tha Deschamps lojtarëve të tij.

Reagimi në fushë do të vinte, por vetëm në dhjetë minutat e fundit, kur Franca barazoi rezultatin (2-2) madje për pak e fitoi finalen.

Francëzët në fund humbën ndeshjen me penallti, ku Argjentina ishte më e saktë. /Telegrafi/