Telegrafi

Pamje nga aksidenti i tmerrshëm i Verstappen në Formula 1, aty ku kishte faj edhe Hamilton

Janë publikuar pamjet nga aksidenti i tmerrshëm i Max Verstappen, që fatmirësisht nuk përfundoi në mënyrë tragjike.

Derisa gara kishte filluar në Çmimin e Madh Britanik në Formula 1, holandezi dhe Lewis Hamilton kishin një përplasje të ashpër.

Lexo po ashtu Hamilton fiton Çmimin e Madh Britanik me Verstappen që përfundoi në spital

Derisa britaniku tentonte të kalonte, Verstappen nuk arriti të shihte makinën e Mercedes, duke marrë pasoja të mëdha me atë të Red Bullit.

Haimlton vazhdoi garën, derisa kishte pyetur në radio se a ishte mirë kolegu i tij kundërshtar, derisa i bënë me dije se ky i fundit ishte larguar nga makina.

Britnaikut më pas iu hoqën 10 sekonda nga koha, edhe pse në fund ia doli të triumfonte.

Verstappen është dërguar në një spital lokal dhe po trajtohet nga lëndimet e pësuara që raportohet se nuk janë serioze edhe pse u larguar me ambulancë. /Telegrafi/