Nisja e garës për Çmimin e Madh të Belgjikës rrezikoi jetën e pilotit Charles Leclerc, i cili pa që sipër kokës së tij po ‘fluturonte’ Fernando Alonso me McLaren.
Spanjolli ishte goditur nga pas nga makina Renault e Nico Hulkenberg, i cili frenoi shumë vonë në kthesën e parë.
“These cars are aerodynamically sensitive, especially with cars bunching up ahead of you, as you lose a lot of grip and load.” – @HulkHulkenberg after causing the accident throwing @alo_oficial on top of @Charles_Leclerc at @F1 #BelgianGrandPrix pic.twitter.com/MNzH1pswED
— AirShaper (@Air_Shaper) August 27, 2018
Fatmirësisht, nuk pati dëme në njerëz, por vetëm materiale, transmeton Top Channel.
Sipas një llogarie të gazetës spanjolle AS, dëmet e këtij aksidenti janë plot 1.5 milion euro.
McLareni i Alonsos kërkon 500.000 euro për të qenë gati për Çmimin e Madh të Italisë, në fundjavë.
"Halo was a very good thing to have today" – @alo_oficial
Here is the accident involving Nico Hülkenberg, Fernando Alonso and Charles Leclerc in pictures.
Listen:
📲📻https://t.co/McTsjKUE5Z#BelgianGP #BBCF1 #F1 pic.twitter.com/YtBrlFWlyV— BBC 5 Live Sport (@5liveSport) August 26, 2018
Red Bulli duhet të investojë 300.000 euro për njëvendëshen e Daniel Ricciardos, 54.000 euro më pak sesa Renault për makinën e Hulkenbergut, atij që shkaktoi aksidentin.
Shpenzime do të kenë edhe Mercedesi, Sauberi dhe Ferrari, respektivisht 190.560 euro, 137.330 euro dhe 92.350 euro për rregullime të ndryshme në makinat e Valtteri Bottas, Leclerc dhe Kimi Raikkonen.
Kujtojmë që garën për Çmimin e Madh të Belgjikës e fitoi piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel.