Site icon Telegrafi

Pamje fantastike, 30 mijë tifozë të Gremios morën pjesë në prezantimin e Luis Suarez

Luis Suarez u prezantuar në klubin brazilian Gremio në një stil spektakolar pasi 30 mijë tifozë morën pjesë në prezantimin e yllit uruguaian.

Kontrata e ish-sulmuesit të Liverpoolit dhe Barcelonës me klubin uruguaian të fëmijërisë Nacional skadoi muajin e kaluar.

Pas disa javësh spekulime, javën e kaluar u njoftua se ai kishte nënshkruar për skuadrën elitare braziliane, Gremio.

“Gati për këtë sfidë të bukur në Gremio, mezi pres të jem atje dhe të shijoj”, shkri Suarez në Instagram pas nënshkrimit me klubin e ri.

Tani, atij i është bërë një pritje spektakolare nga 30 mijë tifozë të Gremios, të cilët morën pjesë në prezantimin e tij.

Teksa 35-vjeçari doli nga tuneli, turma nuk mund ta fshihte emocionin e saj teksa brohorisnin me zë të lartë për sulmuesin e tyre të ri.

Suarez doli në një ‘det’ me xixëllonja të mëdha dhe tym në atë që ishte një spektakël mahnitës.

Pamjet e prezantimit të Suarez janë thjeshtë mahnitëse. /Telegrafi/

 

Exit mobile version