Lufta e zjarrfikësve ka zgjatur gjatë gjithë natës për të lokalizuar zjarrin që ka rënë pak para mesnatës në Spitalin Special “Çigota” në Zlatibor të Serbisë.
Siç shihet edhe në video pamjet, zjarri ka kapluar çatinë dhe katin e fundit të pallatit, i cili kishte filluar të shpërndahet edhe në katet e mëposhtme.
Drejtori i Spitalit Special, Aleksandar Simiq, ka deklaruar se zjarri e kapluar objektin rreth orës 23:00, raporton nova.rs.
“Tashmë kishte punëtorë të turnit të tretë, si punonjës shëndetësorë ashtu edhe shërbimi i sigurisë jo-mjekësore, të cilët filluan evakuimin e pacientëve, duke i zbritur pacientët në katet e poshtme. Ishin rreth dhjetë fëmijë”, tha Simiq.
Zjarri tashmë është lokalizuar ndërsa në mesin e qindra pacientëve të evakuuar janë edhe 30 fëmijë.
Autoritetet hetimore dhe prokurori kanë nisur hetimet në vendin e ngjarjes dhe së shpejti do të dalin me rezultatet e para.
Ndryshe, ditë më parë zjarri e ka kapluar edhe tregun e bizneseve kineze në Beograd. /Telegrafi/