Pamjet të pazakonta tregojnë momentin kur një vogëlushe u rrëmbye nga një majmun dhe u tërhoq zvarrë nga flokët teksa ajo luante jashtë me skuterin e saj. Ajo pësoi vetëm gërvishtje në fytyrë gjersa u shpëtua nga kalimtarët e rastit në qytetin kinez, Chongqing.
Videoja tregon majmunin që i afrohet vajzës teksa ajo luante në rrugë, duke e hedhur në tokë përpara se ta tërhiqte zvarrë.
Por për fat të mirë, ajo u shpëtua nga një kalimtar i rastit, i cili e nxori fëmijën nga kthetrat e kafshës para se ta dërgonte më tej.
Sipas nënës së vajzës, Liu, ngjarja ka ndodhur teksa ajo po gatuante brenda në shtëpi. Ajo u informua për momentin tmerrues nga fqinjët përpara se të shihte pamjet dramatike të kamerave të sigurisë.
Shocking moment toddler is rescued from a wild monkey in China pic.twitter.com/aXtFH4l2OX
— The Sun (@TheSun) April 21, 2022
Nëna e zemëruar menjëherë raportoi ngjarjen tek autoritetet lokale, të cilët konfirmuan se vajza do të merrte kujdes të mëtejshëm në spital, duke përfshirë një vaksinim.
Sipas rrëfimeve të fqinjëve, majmuni arriti në fshat majin e kaluar dhe është i njohur tashmë për policinë pasi kishte sulmuar pensionistët në disa raste.
Policia lokale thotë se kafsha e vogël banon në male në afërsi të qytetit dhe herë pas here vjen në zonën e banimit për të shkaktuar probleme.
Departamenti lokal i pyjeve tha për mediat se sulmet nga majmunët e egër janë incidente sporadike dhe po bëhen përpjekje për të parandaluar ata që të sulmojnë përsëri njerëzit. /Telegrafi/