Një shpërthim i madh është parë në brigjet e Azerbajxhanit në Detin Kaspik, duke reflektuar me tym të zi dhe flakë në qiell.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, shpërthimi i cili ndodhi të dielën në një zonë të mbushur me fusha të naftës dhe gazit, u shkaktua nga një ‘vullkan balte’, thotë qeveria.
Asnjë nga fermat e naftës nuk pësuan dëme, dhe askush nuk u lëndua.
‘Vullkanet e baltës’ formohen nën tokë nga uji, mineralet dhe gazrat e ndezshëm, të cilat mund të ndizen kur shpërthejnë.
Videot e shpërndara në internet treguan një top zjarri dhe tymi që ngrihej mbi det të dielën. /Telegrafi/
WATCH: Large explosion reported near oil platform in the Caspian Sea; officials say it may have been caused by a mud volcano pic.twitter.com/eqwNw110bF
— BNO News (@BNONews) July 4, 2021