Dy persona humbën jetën dhe të paktën 19 të tjerë janë zhdukur pas një rrëshqitjeje të madhe dheu që ndodhi si pasojë e ditëve me shi, duke ‘fshirë’ shtëpi në Japoninë qendrore të shtunën në mëngjes.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet televizive treguan lumin prej balte që u përplas drejt disa ndërtesave dhe duke fundosur të tjera në Atami, një qytet turistik në jug-perëndim të Tokios.
Agjencia për menaxhimin e zjarrit dhe katastrofave, tha se rreth 80 shtëpi janë ‘fundosur’.
“Dëgjova një tingull të tmerrshëm dhe pashë një rrëshqitje balte që rridhte poshtë derisa punëtorët e shpëtimit po i nxisnin njerëzit të evakuoheshin. Kështu që vrapova për t’u ngjitur më lartë”, tha kreu i një tempulli lokal.
“Kur u ktheva, shtëpitë dhe makinat që kishin qenë para tempullit ishin zhdukur”, tha tutje ai. /Telegrafi/
黄瀬川大橋、崩壊。
熱海で大規模土砂崩れ。
車も家も流される事態に。#豪雨 #拡散希望pic.twitter.com/HX5mKb34zj— 炎上動画・面白ネタ拡散バード?? (@enjou_kakusan) July 3, 2021