Telegrafi

Pamje “apokaliptike” nga Bosnja e Hercegovina, shinat e trenit qëndrojnë të varura – zjarrfikësit bartin në supe djalin e vogël

Mediat nga Bosnja e Hercegovina kanë sjellë pamje “apokaliptike” nga rajone të ndryshme të këtij vendi, që janë goditur nga reshjet e mëdha të shiut dhe përmbytjet.

Sasia e madhe e ujit ka shkatërruar shumë rrugë, mbi 15 shtëpi, kurse shumë persona po konsiderohen të zhdukur, transmeton Telegrafi.

Ekipet e televizioneve boshnjake kanë sjellë edhe pamje nga ajri, ku shihen dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe përmbytjet.

Në anën tjetër autoritetet qendrore kanë njoftuar se numri i të vdekurve nga përmbytjet ka shkuar në 19, kurse për shumë tjerë që po konsiderohen të zhdukur nuk dihet akoma asgjë.

Komunikacioni hekurudhor në pjesën Sarajevë – Mostar është ndërprerë plotësisht, pasi një pjesë e shinës, rreth 200 metra, është varur në ajër, dhe janë shkatërruar rreth 17 kilometra të trasesë.

Zjarrfikësit e guximshëm shpëtuan sot në Visoko një djalë të vogël dhe gjyshin e tij, duke e mbajtur mbi supe për të shpëtuar nga një shtëpi e rrethuar nga shiu i rrëmbyeshëm. /Telegrafi/