Site icon Telegrafi

Pamjaftueshmëria seksuale dhe interneti

Hulumtimet tregojnë se të ekspozuarit e shpeshtë ndaj pornografisë i sjell meshkujt në pikën ku epshi me seks të rregullt më nuk është i mjaftueshëm.

Mund t’i quani lloj i ri i impotencës nëse dëshironi, rastet kur meshkujt në këtë studim të grupmoshave të 20-ta e konsideronin si normale të kenë disfunksion erektil gjatë marrëdhënieve reale seksuale, gjersa eksitoheshin madje edhe nga fotografitë e pornografisë së internetit.

Me llojet me të ndryshme të ofertave të internetit sa i përket pornografisë, ajo çka ndodh brenda trurit është një formë e mbi dozimit. Sa herë që ekspozohemi ndaj diçka që është shumë eksituese rritet në nivele të larta dopamina (substancë që lirohet gjatë ngacmimit seksual) në tru. Sa më shpesh që i ekspozohemi dhe sa më i lartë është ekspozimi, truri bëhet më rezistues ndaj dopaminës dhe rrjedhimisht më vështirë eksitohemi nga skenat normale seksuale në shtëpi.

Për shumë njerëz, arritja e ereksionit pa ekspozim konstant ndaj pornografisë së internetit është duke u bërë gjithnjë më sfiduese. Mbase është koha të jetojmë pa pornografi të internetit. /Telegrafi/

Exit mobile version