Site icon Telegrafi

Pamja e fytyrave të njohura rrit tërheqjen seksuale

Nëqoftëse vendosim në një kafaz dy krijesa të seksit të kundërt, por të të njëjtit lloj, më e mundura është që të vijnë në kontakt fizik. Në qoftë se quajmë kafaz zyrat ku punojmë dhe kalojmë orët më të shumta të ditëve tona, atëherë mund të kuptojmë pse disa herë atmosfera është e elektrizuar.

Asnjë nuk pranon sigurisht që u dashurua me dikë sepse thjesht kaloi para tij, por Cornell thotë që takimet e shpeshta dhe të pafajshme, mund të rritin mundësitë e tërheqjes seksuale dhe në qoftë se nevoja jonë biologjike është të riprodhojmë, atëherë është e panevojshme të kërkojmë gjysmën tonë në gjithë planetin. /Telegrafi/

Exit mobile version