Breno Lopes shënoi një gol në minutën e 99-të për Palmeiras, duke ia dhuruar triumfin në Copa Libertadores në një finale dramatike që u mbyll 1-0 ndaj Santos në Maracana.
Breno që ishe heroi i ndeshjes, zëvendësoi Gabriel Menino në minutën e 85 dhe ktheu në gol një asistim të Ronyt.
Kjo ishte përfshirja e 13-të e Ronit në gol (pesë gola të shënuar, tetë të asistuar) në Libertadores të këtij sezoni, duke e bërë lojtarin më të mirë në këtë garë.
Si rezultat, Palmeiras u kurorëzua si kampion i Libertadores për herë të dytë në historinë e tyre.
Abel Ferreira u bërë trajneri i tretë evropian që drejtoi një ekip drejt triumfit në këtë garë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=yoCI9D4qv1c&ab_channel=ckFutebolBrasil