Site icon Telegrafi

Palermo dërgohet në Serie C shkaku i parregullsive financiare

Është konfirmuar tashmë se klubi i njohur italian, Palermo, është zhvendosur në Serie C për shkak të parregullsive financiare.

Palermo ka përfunduar në vendin e tretë në sezonin e rregullt të Serie B, por nuk do të mund të luajë në Play-Off për një vend në Serie A.

Kjo pasi Gjykata Kombëtare Federale e FIGC-së gjykoi të hënën pasdite se Palermo do të përfundoj në nivelin e tretë të futbollit italian apo Serie C.

Lexo po ashtu Kur driblimi shkon huq, portieri i Ascolit shënon njërin nga autogolat më qesharak në histori të futbollit

Ky vendim i gjykatës vjen pasi kanë hasur në parregullsi financiare nga klubi i njohur sicilian.

Siç qëndrojnë punët, Perugia do të zëvendësojë Palermon në Play-Off për promovim në Serie A dhe Venezia do të qëndrojë edhe këtë sezon në Serie B.

Palermo (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë, Salernitana dhe Foggia do të luftojnë për mbijetesë në një lojë të Play-Out.

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Pretendohet se ish-pronari Maurizio Zamparini ka kryer pastrim të parave, duke shitur markën e Palermos në një kompani që ai krijoi për një shumë të konsiderueshme, përpara se ta merrte atë përsëri për një shumë minimale.

Megjithatë, Palermo ka të ngjarë të apelojë vendimin dhe të synojë atë vetëm me heqje të 15 pikëve, që do t’i binte të mbetej edhe më tutje në Serie B. /Telegrafi/

Exit mobile version