Site icon Telegrafi

Pakistani teston raketën me rreze të shkurtër veprimi, “Babush” godet me precizitet të madh cakun nga 490 kilometra distancë 

Ushtria pakistaneze ka konfirmuar sot se me sukses ka kryer testimin e raketës balistike tokë-tokë me rreze të shkurtër – e aftë të godet caqet në tokë dhe det me precizitet të madh nga një distancë prej 490 kilometra.

Thuhet se raketa “Babur” me sukses është lansuar, e presidenti pakistanez Arif Alvi, kryeministri Imran Khan e udhëheqësit ushtarakë të këtij vendi, kanë përgëzuar shkencëtarët dhe inxhinierët për lansimin e suksesshëm, transmeton Telegrafi.

Programi bërthamor dhe raketor i Pakistanit ka për qëllim t’i kundërpërgjigjet kërcënimeve nga fqinji i saj – India, e të dy këto vende posedojnë armë bërthamore dhe kanë qenë dy herë në luftë për shkak të rajonit të Kashmirit – mbi të cilën pretendojnë se kanë autoritet të dy vendet. /Telegrafi/

Exit mobile version