Site icon Telegrafi

Pak alkool është mirë për të moshuarit

Alkooli mund të nxisë punën e trurit dhe të zvogëlojë depresionin tek personat më të vjetër se 65 vjeç.

Shkencëtarët nga universitetet Exeter dhe Plymouth thonë se dy pije alkoolike në ditë, për pensionistë, janë më të mira sesa abstenimi nga alkooli.

“Natyrisht që nuk u sugjerojmë të moshuarve të dehen, mirëpo këshillat e deritanishme për të moshuar, të cilat u kanë ndaluar atyre alkoolin, janë pak si tepër konzervative”, ka thënë Iain Lang, autor i studimit.

Hulumtimet në Britani të Madhe kanë dëshmuar se, 28.6 për qind e pensionistëve britanikë dhe 10.3 për qind e pensionisteve, pinë më shumë se një gotë alkool në ditë. Në Amerikë megjithatë 10.8 për qind e meshkujve dhe 2.9 për qind e femrave, pinë më shumë se një pije në ditë.

Shkencëtarët duke krahasuar rezultatet kanë ardhur në përfundim se, rreziku nga vdekja dhe sëmundjet tjera, është zvogëluar tek ata që pinë nga një gotë alkool në ditë.

Rezultatet më të këqija kanë qenë tek ata persona, të cilët nuk kanë pirë fare alkool dhe tek ata që kanë pirë tepër. Duket se, sikur tek të gjitha gjërat tjera, më e rëndësishmja është të kihet masë dhe të mos teprohet.

Exit mobile version