Llamba e pastër do të konsumojë më pak, gjithashtu do të zgjasë më shumë dhe do të shkëlqejë më mirë
Ndërsa pastrojmë shtëpinë, jo rrallë injorojmë disa vende. Kështu shpesh harrojmë edhe pluhurin në aparatet e ndriçimit. Dhe kjo nuk është e parëndësishme, sepse me mirëmbajtjen e duhur mund të kurseni para.
Në fakt, pajisjet e ndotura të ndriçimit mund të shpenzojnë madje 50 për qind më shumë energji elektrike se ato të cilat pastrohen rregullisht. Prandaj, çdo herë kur bëni pastrim të përgjithshëm mos i harroni ato vende, transmeton Telegrafi.
Mjafton t’i fshini llambat me një leckë. Bëjeni këtë rutinë pastrimi dhe mos harroni të gjitha llambat, edhe ato të tavolinës, abazhurët… Edhe për to vlen e njëjta rregull. Mbani të pastra pajisjet e ndriçimit, do t’ju shpaguhet.
Kur janë të pastra do të mundësojnë sasi maksimale ndriçimi, dhe me kujdes të rregullt do t’ua zgjasni qëndrueshmërinë.
Llambat e qelqit janë më të lehtat për t’u pastruar, pavarësisht nëse bëhet fjalë për pluhur apo njolla. Ju thjesht mund t’i spërkatni me pastrues xhami dhe më pas thjesht t’i fshini me një leckë të pastër. Fshini llambat e letrës me një leckë mikrofibër. /Telegrafi/