Në Ditën Botërore Kundër Kancerit, Komuna e Vushtrrisë ka pranuar donacion nga IPKO, në vlerë mbi 17 mijë euro me pajisje mjekësore për QKMF-1 në Vushtrri.
Sipas njoftimit, ky donacion përfshin një ultrazë mobil, dy frigoriferë për ruajtjen e barnave dhe dy karrige për marrjen e mostrave të gjakut, shkruan Telegrafi.
“Falënderoj IPKO-n për këtë kontribut që do të lehtësojë punën e stafit shëndetësor dhe do të përmirësojë shërbimet për qytetarët tanë”, ka thënë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
Idrizi ka thënë se investimi në shëndetësi është prioritet në mënyrë që qytetarët të marrin shërbime shëndetësore cilësore. /Telegrafi/