Telegrafi

Pajaziti: Pas humbjes së Kupës, na pret edhe një finale e madhe

Skuadra e Dritës u dorëzua përballë Prishtinës në 20 minutat e fundit të ndeshjes, duke lëshuar kështu nga duart trofeun e DigitAlb Kupës së Kosovës. Trajneri i kësaj skuadre, Sadat Pajaziti ka një sqarim për këtë që i ndodhi skuadrës së tij.

“Udhëheqëm dhe bëmë një ndeshje të mirë. Natyrisht se Prishtina e mori iniciativen pas golit tonë, mirëpo është vërejtur edhe një tendencë e referëve për ti ndihmuar Prishtinës në disa raste. Tek ne ndikoi shumë lëndimi i Kelmendit pasi na penalizoi mundesitë për zëvëndesime. Nuk kemi fond të mjaftueshëm për të përballuar 6,7 ndeshje të forta për disa javë”, theksoi Pajaziti për Super Sport Kosovën.

Në fund tekniku i gjilanasve falënderoi edhe tifozët Intelektualët për përkrahjen e vazhdueshme.

Lexo më shumë: Prishtina në kualifikimet e Ligës së Evropës (Video)