Telegrafi

‘I paharruar’ – Werderi publikon golat më të bukur të Rashicës me fanellën e klubit gjerman

(Foto: Twitter/Norwich City FC)

Milot Rashica ka bërë një hap të ri në karrierën e tij futbollistike, pasi nga sezoni i ri do të luajë në Ligën Premier.

24-vjeçari i është bashkuar klubit të Norwich Cityt, me të cilin ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.

Me rastin e konfirmimit për largimin e futbollistit të Kosovës, Werder Bremeni ka bërë edhe një përmbledhje me golat e tij më të bukur.

Me mbishkrimin ‘I paharruar’, në faqen e klubit gjerman është veçuar një prej çasteve të bukura të Rashicës me fanellën e kësaj skuadre, ndërsa më poshtë janë shpërndarë edhe disa prej golave të tij më të bukur.

Lexo po ashtu Letra lamtumirëse e Milot Rashicës drejtuar tifozëve të Werder Bremenit

Rashica ishte pjesë e Werderit nga janari i vitit 2018, ku zhvilloi 100 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar 27 gola dhe duku dhuruar 19 asistime. /Telegrafi/