Site icon Telegrafi

Pagoi 150 mijë euro për të zgjatur këmbët, i bëri qejfin partnerit, por tani është penduar

Shumë prej nesh mund të kenë pasiguri për dukjen. Gjatësia e trupit normalisht nuk është diçka që mund të ndryshohet. Megjithatë, një grua, e cila nuk ishte e kënaqur me gjatësinë e saj, donte të ishte më e gjatë dhe shkoi deri në ekstrem për të realizuar dëshirën e saj

Modelja gjermane, Theresia Fischer, e cila mori pjesë edhe në “Big Brother”-in gjerman, gjatë një interviste në radion Mdr Jump tregoi historinë e saj, duke zbuluar se ka bërë shumë gjëra që sot është penduar. Një ndër to është pikërisht fakti që ka zgjatur këmbët e saj.

Ajo iu drejtua një operacioni për të zgjatur këmbët me 14 centimetra, për të cilin shpenzoi më shumë se 150,000 euro. Sot ajo pendohet.

Fischer nuk e njeh më veten dhe e ka kuptuar se iu nënshtrua operacionit vetëm për të përmbushur dëshirat e ish-bashkëshortit të saj.

Ajo ka treguar se debatonte çdo ditë me ish-partnerin, i cili shpesh ushtronte presion psikologjik mbi të. Ai i thoshte se i pëlqejnë femrat e gjata dhe i ulte vetëbesimin duke i vënë në dukje se ajo nuk mund të bënte dot asgjë pa të dhe ia kishte nevojën:

‘Nëse e dëgjon atë ta përsërisë 20, 30, 60, 70 herë, atëherë vërtet arrin ta besosh se nuk je asgjë pa të’, tha modelja.

Ndërhyrja e bëri atë të kalonte një metër e 84 në gjatësi nga e 70 që i kishte dhënë nëna natyrë. Zgjatimi u bë i mundur duke futur shufra metalike, një lloj proteze, në këmbë. Por nëse do kthehej pas në kohë, nuk do e bënte kurrë diçka të tillë:

Ajo gjithashtu u përball me kritika të mëdha nga përdoruesit e internetit. Ajo thotë:

“Tani ndihem e lumtur dhe e kënaqur me këmbët e mia, por jam përballur me një sërë kritikash në internet. Më vjen keq që e bëra, që ndryshova trupin tim për të tjerët”.

/Telegrafi/

Exit mobile version