Gjyqtarët e kampionatit elitar anglez, Ligës Premier, mund të jenë të kënaqur me paratë që marrin nga puna që bëjnë.
Gjyqtarët e Ligës Premier janë kritikuar shumë këtë sezon, pasi pavarësisht përdorimit të VAR-it, një sërë vendimesh të diskutueshme ndodhin çdo fundjavë.
Megjithatë, pyetja është se sa paguhen gjyqtarët e Ligës Premier dhe a ia vlen të gjykosh në futboll.
Pavarësisht nga të gjitha kritikat, ata marrin një shumë të mirë parash për problemet e tyre.
Duke përdorur të dhënat e mbledhura nga Sportekz dhe Sporting Free, gjyqtarët fitojnë nga 1500 funte apo 1800 euro për ndeshje.
Pagat vjetore të gjyqtarëve elitar anglez shkojnë nga 70 mijë deri në 200 mijë funte, ndërsa shumica nga gjyqtarët tjerë marrin paga vjetore me vlerë 38,500 funte deri në 42 mijë funte.
Këto paga cilësohen si shumë të mira, pasi paga vjetore në përgjithësi në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2021 ishte 25,971 funte apo 31,112 euro.
Ndërkohë, gjyqtarët ndihmës apo ata anësor fitojnë një pagë prej 30 mijë funte apo një pagë prej 850 funte apo 1020 euro për ndeshjes.
Gjyqtarët e VAR-it marrin gjithashtu 850 funte apo 1020 euro për ndeshje.
Martin Atkinson, Michael Oliver dhe Mike Dean janë tre gjyqtarët që paguhen më shumë në Ligën Premier, pasi të gjithë marrin nga 200 mijë funte apo 240 mijë euro në vit si pagë bazë.
Pagat vjetore të gjyqtarëve anglezë
/Telegrafi/