Paris Saint-Germain ka aktualisht faturën më të madhe të pagave në historinë e futbollit pasi kishte nënshkruar me Lionel Messin dhe yje të tjerë sezonin e kaluar, duke i çuar shpenzimet e tyre në 730 milionë euro.
Ka pasur një rritje prej 45 për qind në faturën e pagave të klubit francez pas nënshkrimeve të Lionel Messi, Sergio Ramos, Achraf Hakimi dhe shumë të tjerëve në fillim të sezonit 2021-22.
Messi thuhet se fitoi 29 milionë euro sezonin e kaluar dhe paga e tij duke ia shtuar edhe pagat e lojtarëve të tjerë të shtrenjtë të klubit, si Kylian Mbappe dhe Neymar, tregon gjendjen e klubit.
Raporti “European Champions 2023” i Football Benchmark, thotë se pagat e PSG-së për sezonin 2021-22 janë më të lartat e regjistruar ndonjëherë për një klub futbolli, sipas shifrave më të fundit në dispozicion.
Kjo ishte përpara se ylli francez Mbappe të binte dakord për kontratën e tij të re të madhe në fillim të sezonit aktual, e cila thuhet se kap vlerën e 619 milionë euro për tre vjet.
Fatura e madhe e pagave të PSG-së i bëri ata të humbnin 369 milionë euro në shifrat e tyre të fundit financiare.
Në shtator, UEFA e gjobiti PSG-në me 63 milionë euro për shkeljen e rregullave të Fair Play-t financiar (FFP), nga të cilat 10 milionë u detyruan të paguanin menjëherë.
Pjesa e mbetur e dënimi varet nëse klubi i përmbush objektivat e FFP-së në vitet e ardhshme.
PSG-së tejkaloi pagën e mëparshme më të lartë në futboll, e cila ishte 541 milionë euro në vitin 2019 në Barcelonë, ku Messi luante në atë kohë.
Vendi i tretë më i madh ishte gjithashtu i Barcelonës në vitin 2018, kur klubi pagoi 527 milionë euro për lojtarët. /Telegrafi/