Telegrafi

Paga e fundit e Ibrahimovic, suedezi hedh në gjyq PSG-në

Dukej si një shaka e zakonshme. Megjithatë, në qoftë se është fjala për para, Zlatan Ibrahimovic bëhet serioz.

Kur ai shpjegoi në një intervistë për “Sfr” se, nga Parisi i mungonin paga, suedezi la të kuptohet se PSG nuk e kishte paguar këstin e fundit të angazhimit të tij.

Klubi kryeqytetas deklaroi se ishin vetëm disa detaje. Por, sot, “L’Equipe” raporton se sulmuesit i është mbajtur 30% e pagës së fundit, për shkak të taksave të papaguara në Itali.

Në vitin 2012, raporton “Gazzetta dello Sport”, Ibrahimovic nuk kishte paguar detyrimet me autoritetet tatimore italiane. Ishte PSG që morri përsipër detyrimin me një marrëveshje të shkruar me sulmuesin, sipas së cilës ai duhet t’i kthente klubit shumën e parave.

Lexo po ashtu “Ibrahimovic si Terminatori”

Gjë që Ibrahimovic, sipas “L’Equipe” nuk e ka bërë, gjatë qëndrimit katërvjeçar në “Ligue 1”, ku ai fitonte 14 milionë euro në vit, pa llogaritur bonuset personale dhe ato që përfitonte me skuadrën.

Kështu, PSG i ka mbajtur sulmuesit të Manchester United 30% të pagës së fundit, që do t’i kthehet suedezit kur të paguajë borxhin.

Por çështja, siç ka raportuar së fundmi gazeta suedeze “Expressen”, do të jetë tashmë në duart e avokatëve.