Kylian Mbappe ka njoftuar Nasser Al Khelaifi, presidentin e Paris Saint-Germain, se ai nuk do të vazhdojë të luajë në klubin parisien duke filluar nga kjo verë .
Marca ka dhënë një shpjegim të të gjitha kushteve të kontratës aktuale të futbollistit me klubin francez.
Sa fiton Kyllian Mbappé?
Sipas mediave franceze, kontrata e Mbappes tregon se paga e tij aktuale është afërsisht 72 milionë euro bruto në vit , ose rreth gjashtë milionë bruto në muaj.
Mbappe e ka rinovuar marrëveshjen me PSG deri në vitin 2025, por për vitin e fundit është në dorën e lojtarit se a do të luajë me këtë klub apo jo.
Kur u rinovua me PSG-në?
Në maj të vitit 2022, kur sezoni po mbaronte dhe afati i ri i transferimeve verore po afrohej, Mbappe u lidh sërish me Real Madridin, por PSG njoftoi rinovimin e marrëveshjes me lojtarin.
Atë sezon, PSG fitoi Ligue 1, por u eliminua nga Nice në Kupën e Francës, ndërsa humbi nga Real Madrid në Ligën e Kampionëve.
Kur përfundon kontrata e lojtarit?
Kylian Mbappe ka kontratë me PSG deri më 30 qershor 2024 . Përveç kësaj, në kontratë thuhet se ka opsion edhe për një vit, deri në vitin 2025 . Kjo do të thotë se ai mund të largohet nga klubi këtë verë.
Gjithashtu, duhet theksuar se ai ka një bonus kontrate astronomike prej 180 milionë eurosh, i cili ndahet në tre pagesa.
Ky nuk është i vetmi, pasi ka edhe një tjetër bonus besnikëri prej 240 milionë eurosh, e cila hyn në fund të çdo afati kalimtar që ai vendos të vazhdojë në ekipin aktual./Telegrafi/