Site icon Telegrafi

Padia e ngritur nga Radoiçiqi, ia pamundësoi Trajkoviqit largimin nga aeroporti i Beogradit

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, e cila ditë më parë u ndalua në aeroportin Nikolla Tesla në Beograd, ka zbuluar arsyet e ndaljes nga organet e rendit në Serbi.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, ka shkruar se një padi penale e ngritur kundër saj nga nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiqit, e ndali atë që të vazhdojë rrugëtimin e planifikuar, transmeton Telegrafi.

Me një dozë ironie, ajo ka shkruar se personi që ka ngritur padinë ndaj saj, është nën sanksionet amerikane dhe se në Serbi gjendet i lirë e ajo jo.

“Arsyeja misterioze e mbajtjes time në aeroport, sapo është zbuluar: Millan Radoiçiq ka ngritur padi ndaj meje. Më është ndaluar largimi nga vendi për shkak të kësaj padie nga njeriu që është nën sanksionet magnetike të Thesarit amerikan. Ai në këtë vend është i lirë, e jo unë…”, ka shkruar Trajkoviq. /Telegrafi/

 

Exit mobile version