Në të vërtetë, Timelines.com, një kompani e vogël që ka zyrat në Chicago, ngriti padinë kundër Facebookut për shkak të shkeljes së emrit të mbrojtur të tregut. Timelines.com punon nga viti 2008, e përfaqësuesit e kompanisë pohojnë se funksioni i ri i Facebookut do të mund të ua shkatërronte biznesin.
Në padi kërkohet dëmshpërblimi dhe ndërprerja momentale e aktivizimit të shërbimit, duke pasur parasysh se me këtë kompania faktikisht do të shkatërrohej. /Telegrafi/