Neymar raportohet se është duke e kërkuar largimin nga Paris Saint-Germaini në afatin kalimtar të kësaj vere.
“RMC Sport” ka raportuar se sulmuesi brazilian tani është duke e menduar largimin, pavarësisht se më herët ishte menduar se ai e dëshiron qëndrimin.
Neymar ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025, por së fundi u raportua se edhe Luis Campos po kërkon ta shesë lojtarin.
Sipas mediumit francez, 30-vjeçari e ka shprehur disa herë nevojën e tij për “t’u ndier i dashur” nga klubi në mënyrë që të ketë paraqitje të mira prej tij.
Megjithatë, hierarkia e PSG-së thuhet se nuk e ka fshehur faktin se duan ta shihnin Neymarin duke u larguar.
Ish-sulmuesi i Santosit në “Parc des Princes” u transferua në vitin 2017 nga Barcelona për shumën rekorde prej 222 milionë eurosh. /Telegrafi/