Site icon Telegrafi

Pacolli: Procesi i rritjes ekonomike fillon me votën tuaj

Aleanca Kosova e Re dhe partnerët e koalicionit kanë mbajtur tubim zgjedhor në sallën e sporteve të qytetit të Ferizajt.

“Karavani i fitores po vjen. Kjo prezencë tregon më së miri se koalicioni ynë është koalicion i fitores”, ka thënë presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli. “Dilni dhe votoni listën tonë e cila përbëhet nga njerëzit e suksesshëm dhe ekspertët të cilët ju kanë bashkuar. Procesi i rritjes ekonomike për Kosovën fillon me votën tuaj. Ne do të krijojmë një qeverisje dinjitoze e cila Kosovën do ta çojë drejt një perspektive civilizuese”!

Pacolli ka thënë se plani qeverisës i koalicionit parasheh krijimin e tregut mbarëshqiptar, formimin e zonave të lira ekonomike, si dhe funksionalizimin e te gjitha minierave. /Telegrafi/

Exit mobile version