Site icon Telegrafi

Pacolli: Atak direkt mbi kauzën, planin dhe programin tim për Prishtinën

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AKR-së, Selim Pacolli sot ka mbajtur një konferencë për media para stacionit policor të Prishtinës lidhur me një kërcënim, i cili është bërë ditën e djeshme njërit prej anëtarëve të shtabit zgjedhor të AKR-së.

Pacolli  konsideron dhe shpreh indinjatën e këtij subjekti, duke thënë se po thyhen vlerat e demokracisë në këtë vend dhe po thyhen rregullat e garës në fushatë.

“Kjo më bën mua që edhe një herë të reagoj ashpër ndaj kërcënimeve të tilla, dhe këtu i bëj thirrje atij qytetari i cili kërcënon anëtarët e shtabit tim ose anëtarët e subjektit tim se kërcënimi ka të bëjë direkt me mua dhe nëse ka diçka le ta dinë se atak direkt ka me mua jo me anëtarët e shtabit tim. Ata të cilët mua më përkrahin janë qytetarët të Prishtinës dhe nuk është një individ. Sigurisht që këta individ nuk do të jenë vetëm në asnjë moment, mirëpo do ta kenë përkrahjen tonë maksimale”, tha Pacolli.

Ai u bëri thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë dhe të mbrohet demokracia në këtë vend. Po ashtu Pacoli  bëri thirrje edhe qytetarëve që të mos shqetësohen prej programit të AKR-së.

“U bëj thirrje qytetarëve që mos të shqetësohen prej programeve tona, programet tona janë për të gjithë qytetarët dhe janë vlera më e mirë e cila i ofrohet sot qytetarëve të Prishtinës. Edhe një herë i bëjë thirrje se kush do i cili dhe këndo e kërcënon prej anëtarëve të shtabit tim, anëtarëve të cilit e mbështesin kauzën time është direkt atak në planin tim dhe në programin tim për Prishtinën”, deklaroi ai.

Madje, Pacolli nuk ka treguar për format e kërcënimit që janë bërë anëtarëve të partisë së tij, por tha se nëse vazhdohet ky avaz sigurisht se do ta lajmërojnë rastin në Polici.

Ndryshe, mbrëmë gjatë shpalosjes së programit qeverisë për Prishtinën, presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli kishte deklaruar se Universiteti i Prishtinës do të dislokohet në Prishtinën e Re dhe në vend të UP-së të ndërtohet një Qendër Islamike. /KP/

Exit mobile version