Site icon Telegrafi

Pa yndyra: nuk do të thotë ‘pa kalori’

Nëse ha ushqime pa yndyrë, humb kile më shpejt, është vetëm një mit që duhet rrëzuar.

Lypset kujtuar se trupi ynë ka nevojë ashtu si për vitaminat, edhe për yndyrat esenciale, të cilat janë, siç e thotë vetë emri, të nevojshme për një shëndet të mirë.

Këto elemente gjenden në vajrat vegjetalë, në arrat dhe bajamet, farat, peshqit e yndyrshëm si sardelja dhe toni.

Ekspertët e shëndetësisë mendojnë se 20 deri 35% e konsumit ditor të kalorive duhet të zbresë nga yndyrat. Një gram yndyrë ofron nëntë kalori, llogarinë bëjeni ju vetë. /Telegrafi/

Exit mobile version