Site icon Telegrafi

Pa vështirësi përballë Sociedadit, PSG kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Paris Saint-Germain ka kaluar me lehtësi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti Real Sociedadin me rezultatin e përgjithshëm 4-1 (2-0 ndeshja e parë).

Pas vetëm 15 minutash lojë, parisienët kaluan në epërsi me golin e Kylian Mbappes, që u asistua prej Ousemane Dembele.

Francezi pati shansin që të shënonte edhe të dytin në minutën e 29-të, por që nuk ia arrit të mposhte portierin kundërshtar.

https://twitter.com/vartatico/status/1765110838325600686

Vendasit krijuan rastin e parë serioz në minutën e 45+1-të me anë të Takefusa Kubos, mirëpo Gianluigi Donnarumma ishte i vëmendshëm.

Në pjesën e dytë, PSG sërish nisi furishëm, ndërsa Mbappe (56’) realizoi të dytin në këtë ndeshje, kur u asistua nga Lee Kang-in.

Sociedadi kishte menduar se kishte shënuar për 2-1 në minutën e 63-të me anë të Barrenexea, por që ai u anulua për pozicion jashtë loje.

Vendasit nuk u dorëzuan deri në fund, ku shënuar golin e nderit në minutën e 89-të me anë të Mikel Merinos për 2-1.

Duke ruajtur këtë epërsi, PSG kaloi lehtësisht në çerekfinale, ndërsa do të shpresojnë që të ketë një kundërshtar sërish më të lehtë për të synuar gjysmëfinalen. /Telegrafi/

https://twitter.com/TransferSector/status/1765133292591038888

Exit mobile version