Site icon Telegrafi

Pa shikuar fare dhe me thembër- Sergio Ramos shënon gol të bukur në Superkupën e Francës

PSG dhe Nantes po zhvillojnë ndeshjen e Superkupës së Francës, ku parisienët po tregohen superior në këtë takim.

Golat në pjesën e parë për PSG i shënuan Lionel Messi dhe Neymar.

Me të filluar pjesa e dytë PSG shtoi epërsinë në 3-0 me golin e Sergio Ramos.

Spanjolli pas një tollovoi në zonë me kokë pa e shikuar portën gjuajti me thembër për të shënuar për 3-0.

https://twitter.com/06_03_1902RMCF/status/1553827448185307137

Një gol mjaft i bukur i spanjollit që pas një viti me lëndime, po duket që këtë sezon do të jetë lojtar i rëndësishëm për PSG-në.

PSG duket afër trofeut të parë sezonal pasi kanë mbetur edhe pak minuta deri në fund./Telegrafi/

Exit mobile version