Site icon Telegrafi

Pa mjek dhe ilaçe të shtrenjta: Në mënyrë plotësisht natyrale do ta shëroni infeksionin urinar

Edhe pse shumë baktere ndonjëherë dinë të kthehen si bumerang, disa ilaçe natyrale do të mund t’i pengonin ato

Me siguri së paku një herë në jetë keni ndier djegie me rastin e urinimit, rëndesë dhe presion në fshikëz. Fjala është për infeksionin urinar, transmeton Telegrafi.

Infeksioni urinar është problem i shpeshtë i cili shfaqet kur mikroorganizmat të cilët jetojnë në traktin urogjenital dhe në zorrë arrijnë në fshikëzën urinare.

Infeksionet e dhimbshme urinare më së shpeshti shkaktohet nga bakteri “e-Coli”.

Çfarë mund të bëjmë?

Kur të shfaqen simptomat e para, mjeku në shumicën e rasteve do të përshkruajë terapi me antibiotikë. Mirëpo, antibiotikët nuk janë të parrezikshëm, sepse marrin edhe bakteret e mira të cilat i janë të nevojshme organizmit tuaj.

Veç tjerash, shpesh pas terapisë me antibiotikë bakteret kthehen dhe krijohet rrethi vicioz i cili na dekurajon dhe na dëshpëron.

Pikërisht për këtë shkak, gjithnjë e më shumë njerëz kërkojnë mënyrë natyrale të shërimit të infeksionit të traktit urinar.

Pos medikamenteve të ndryshme, ky infeksion mund të shërohet edhe me ilaçe tradicionale.

Përbërësit e nevojshëm:

▪ 250 gramë rrënjë majdanoz
▪ 250 gramë limonë me lëvore
▪ 250 gramë mjaltë
▪ 2 dcl vaj ulliri

Përgatitja:

Rrënjët e majdanozit dhe limonin me lëvore duhet imtësuar, e më pas të gjithë përbërësit, përfshirë mjaltin dhe vajin e ullirit, i bashkoni në blender.

Në mëngjes, në lukth të zbrazët merrni nga një lugë të vogël të masës.

Kur ta përfundoni me konsumimin e këtij ilaçi atëherë edhe infeksioni duhet të zhduket.

Mjaltin për këtë recetë ta merrni te dikush që i besoni. Limonin para përdorimit ta mbani në ujë të ftohtë me sodë bikarbonati. /Telegrafi/

Exit mobile version