Manchester United dhe Bayern Munich nuk arritën të shënojnë gol në pjesën e parë të rrethit të fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Ndeshjen më mirë e nisën mysafirët, që synuan të kalonin sa më parë në epërsi.
Në minutën e 18-të, Jamal Musial kërkoi penallti, por gjyqtari sinjalizoi se loja duhej të vazhdonte.
Më pas ishte një lojë e baraspeshuar, me dy ekipet që luanin një lojë të kujdesshme.
Ishte një dominim i lehtë nga Bavarezët në këtë pjesë, ndërsa synonte që në pjesën e dytë të ketë gola.
Me gjasë do të ketë gola, duke ditur se Manchester United po kërkon që të kalojë tutje, por duhet shikuar edhe rezultati i përballjes mes Copenhagen dhe Galatasarayt. /Telegrafi/
⏸️ An encouraging display so far but our search for that all-important goal continues…#MUFC || #UCL
— Manchester United (@ManUtd) December 12, 2023