Ballkani e ka mbyllur në barazim pjesën e parë ndaj Cluj në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.
Skuadra jonë ishte më e mirë në qarkullimin e topit duke, duke pasur në posedime në të shumtën e kohës, ndërsa mysaifrët kishin rastet.
Ciprian Deac kishte rast të mirë në minutën e 10-të, por Stivi Frashëri ishte në vend.
Në minutën e 22-të sërish Cluj kishte rast të mirë me Roger, por ky i fundit nuk ishte i sakë.
Ballkani kishte rastin më të mirë në minutën e 31-të me Ermal Krasniqin, por gjuajta e tij u prit nga Simone Scuffet.
Në pjesën e dytë me më shumë guxim Ballkani mund të marr edhe fitore. /Telegrafi/