Anglia dhe Gjermania janë ndarë në paqe në miqësoren e luksit para botërorit “Rusia 2018”.
Anglezët dhe gjermanët kanë zhvilluar miqësoren e radhë para 85 mijë shikuesve në stadiumin “Wembley”, ku kanë barazuar pa gola, 0-0.
Megjithëse në pjesën e parë dominuan në posedimin e topit, mysafirët nuk arritën të realizon ndonjë gol ndërsa vendasit me lojë të shpejtë e kërkuan rrugën e portës së gjermanëve.
Në 45 minutshin e parë në tre-katër raste ‘pancerët’ ishin pranë golit, ku para portës së anglezëve dështuan Leroy Sane (‘8, ‘21), Timo Werner (‘2) dhe Julian Draxler (‘24) ndërsa vendasit një herë rrezikuan përmes Kieran Trippierit në të tretën minutë.
Pjesa e dytë duket se më tepër u shërbeu trajnerëve të të dyja kombëtareve për taktizime se sa ishte fitorja në plan të parë pasi që u bën shumë zëvendësime prej Joachim Lowit dhe Gareth Southgate.
Jamie Vardy kishte rastin më të mirë në 45 minutshin e dytë për të realizuar gol, por Ter Stegen u tregua më sy qel dhe nuk lejoi që t’i mposhtet porta.
Jesse Lingard në minutat e fundit të takimit nga një largësi prej pesë metrave dërgoi një gjuajtje mbi portën e gjermanëve duke shpërdoruar një rast të pastër për gol.
Deri në fund të takimit më nuk pati raste, pasi që aksionet e ekipeve përfundonin para gjashtëmbëdhjetë metërshave të skuadrave dhe kështu takimi përfundoi pa gola, 0-0.
Kujtojmë se te dyja kombëtaret tashmë janë kualifikuar për në botërorin e ardhshëm, i cili organizohet vitin e ardhshëm në shtetin rus.
Ndryshe, Gjermania të martën para shikuesve të vetë do të mirëpres Francën ndërsa Anglia do të takohet me Brazilin. /Telegrafi/