Telegrafi

Pa fat ekipi i Abrashit, Lewa ia fiton ndeshjen Bayernit (Video)

Bayern Munichu ka shënuar fitore në udhëtim te Freiburgu, por me jashtëzakonisht shumë vështirësi. Bavarezët triumfuan falë një goli në sekondat e fundit nga Robert Lewandowski.

Derbi i jugut të Gjermanisë u zhvillua në Schwarzwald, ku ekipi i Abrashit ishte tejet në disponim edhe pse mesfushori shqiptar e nisi takimin nga stoli pas rikthimit nga lëndimi.

Me të nisur ndeshja, Haberer shënoi për 1-0 dhe epërsinë e vendasve.

Momenti i golit të fitores.

Në minutën e 35-të në skenë u shfaq Lewandowski për të barazuar në 1-1.

Dominimi i Bayernit deri në fund të takimit ishte shumë i madh, por mungonte goli nga bavarezët.

Keq nuk ishin as vendasit të cilët me kundërsulme tentuan të befasonin mysafirët, por në fund insistimi për ta fituar këtë ndeshje nuk u shpagua.

Robert Lewandowski në minutat shtesë (90+1’) shënoi një gol të lehtë pas një pasimi të saktë në zonë të pranuar nga Ribery për 2-1 dhe rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore Bayerni forcon pozitën e parë me 42 pikë, gjashtë pikë më shumë se RB Leipzig që është në vendin e dytë me një ndeshje më shumë. /Telegrafi/