Site icon Telegrafi

Pёrtypja e çamçakëzëve e dobishme edhe pёr zorrёt

Rezultatet e botuara nё Archives of Surgery, janë bazuar nё tё dhënat e nxjerra nga 158 pacientё, tё mbledhura pёr nevojat e pesё studimeve tё mëhershme.

Ështё dëshmuar se çamçakëzët mund ta pёrshpejtojnё funksionimin normal tё zorrëve pas ndërhyrjeve kirurgjikale, pasi qё çojnë nё stimulim tё nervave nё traktin tretës.

Hulumtuesit shtojnë se pacientёt tё cilёt kanё përtypur çamçakëzё, e kanё zvogëluar qëndrimin nё spital pёr mesatarisht njё ditё.

Nёse kёto tё dhёna vërtetohen nё shumicën e personave tё hulumtuar, do tё jepet mundësia e kursimeve mё tё mёdha nga sigurimi shëndetësor, shtojnë hulumtuesit.

Exit mobile version