Mbrojtësi gjerman i Bayern Munich, Jerome Boateng kritikoi ofensivën pas barazimit të Gjermanisë pa gola ndaj Polonisë.
Por për akuzat e mbrojtësit ka reaguar edhe mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil.
“Ne jemi një skuadër ku gjithsecili prej nesh ka të drejtën të shprehë mendimin e tij”.
“Personalisht nuk mendoj se kritikat e Jerome qëndrojnë, pasi ai është një mbrojtës dhe jo një sulmues, gjithashtu dua të shtoj këtu dhe faktin se kundërshtari që ne kishim përballë zhvilloi një 90 minutësh shumë të mirë”.
“Pavarësisht kësaj, ai ka mendimin e tij dhe për këtë nuk kam se çfarë të them më shumë. Besoj se i kemi të gjitha mundësitë për të ecur më tej dhe jam i sigurt tek suksesi i Gjermanisë”, deklaroi Ozil. /Telegrafi/