Reprezentuesi i Gjermanisë, Mesut Ozil ka folur për sfidën me Italinë.
Gjermania dhe Italia do të përplasen nesër mbrëma në çerekfinalen e tretë të Evropianit ‘Francë 2016’.
Anëtari i Arsenalit thotë se skuadra e tij është e gatshme për duelin me italianët. Ai beson se Gjermania kësaj radhë do t’i mposhtë ‘azurët’.
“Historia tregon se ne nuk e kemi rrahur kurrë Italinë. Ne do të përpiqemi për të fituar. Ne jemi gati të luajmë kundër Italisë”, ka thënë Ozil.
“Ne kemi treguar se mund të fitojmë dhe ne duam ta bëjmë këtë. Ne kemi cilësi, përvojë dhe energji dhe ne jemi të bindur se do ta arrijmë objektivin tonë”, shtoi ai.