Telegrafi

Ospina me intervenimin e muajit për Kolumbinë (Video)

Portieri i Arsenalit, David Ospina, ka bërë një intervenim të jashtëzakonshëm në ndeshjen e dytë të grupit në Copa America.

Ndeshja ndaj Paraguait përfundoi me fitore 2-1 të Kolumbisë, e ku ylli ishte Ospina.

Ai bëri një intervenim të shkëlqyer në minutën e 61-të, kur në epërsi 2-0 ishte Kolumbia.

Paraguaoi shënoi një gol, por nuk arriti dot që të fitonte, shkruan Telegrafi.

Me këtë fitore, Kolumbia bëhet kombëtarja e parë që kalon tutje. /Telegrafi/