Portieri i Arsenalit, David Ospina, ka bërë një intervenim të jashtëzakonshëm në ndeshjen e dytë të grupit në Copa America.
Ndeshja ndaj Paraguait përfundoi me fitore 2-1 të Kolumbisë, e ku ylli ishte Ospina.
Ai bëri një intervenim të shkëlqyer në minutën e 61-të, kur në epërsi 2-0 ishte Kolumbia.
Paraguaoi shënoi një gol, por nuk arriti dot që të fitonte, shkruan Telegrafi.
Me këtë fitore, Kolumbia bëhet kombëtarja e parë që kalon tutje. /Telegrafi/