Site icon Telegrafi

Oso Gjinovci vazhdon me FC Prishtina 01

Lojtari i njohur i futsallit, Oso Gjinovci, ka vazhduar kontratën me FC Prishtina 01.

Ai është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës dhe ndër më të kërkuarit në këtë afat kalimtar.

“Pas një periudhe të gjatë bisedimesh, klubi dhe lojtari kanë vendosur ta vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm”.

“Futbollisti i Përfaqësuese së Kosovës, golashënues i dëshmuar, edhe pse kishte shumë oferta vendosi t’i qëndrojë besnik klubit FC Prishtina 01”.

“Gjinovci ishte ndër më meritorët që FC Prishtina 01 do të garojë në Superligë këtë edicion, ku me topshënuesin tonë presim shumë sukses”.

“Siç njihet me nofkën ‘Bombonjero’, Oso do të vazhdojë të jetë ‘tmerr’ i mbrojtjeve kundërshtare dhe portierëve, gjithmonë nën ngjyrat bardhëekaltër”.

“FC Prishtina 01 është e lumtur që në mesin e saj ka një lojtar i Oso Gjinovci, i pari që rinovoi për stinorin e ri”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/ 

Exit mobile version