Telegrafi

Oso Gjinovci dhe Getart Hyseni transferohen te Besa

Projektin e kryetarit Adnan Hyseni për tri vitet e ardhshme (2016/2019) po e pëlqejnë dhe po i bashkohen lojtarët më të mirë të futsallit kosovar.

Dy lojtarët Oso Gjinovci dhe Getart Hyseni, dyshe kjo që bartën barrën kryesore në kampionatin e kaluar në klubin FC Prishtina ju bashkuan klubit Besa dhe nënshkruan kontratë 3 vjeqare që i specifikon vitet 2016/2019.

Me ardhjën e dy lojtarëve në fjalë në këtë rast Oso Gjinovcin i cili ishte ndër golshënuesit më të mirë të kampionatit të kaluar e gjithashtu edhe me Getart Hyseni i ka cilësinë e duhur në futsall ne si klub do përfitojm shumë.

Duke ditur se këta dy lojtarë do i bashkohen grupit të fuqishëm që Besa ka brenda vetës dhe ketë kampionat (2016/2017) do synojnë triumfin në dy fronte që të stoliseN me dy trofetë si Kupa e Kosovës dhe Titulli Kampion dhe pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare siç është Liga e Kampionëve.