Labinot Osmani ka ndërruar ambient dhe nuk është më pjesë e Feronikelit.
Sulmuesi i rrezikshëm vushtrrias ka vendosur të largohet nga Superliga për të luajtur në Ligën e Parë të Kosovës.
Osmani edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës së vendlindjes së tij, Vushtrria.
Lojtari ka arritur marrëveshje njëvjeçare dhe është prezantuar te skuadra e dikurshme e tij.
Vushtrria synon edhe përforcime tjera për t’u rikthyer në elitë.
Osmani më parë ka luajtur edhe për Hysin dhe Prishtinën. /Telegrafi/