Site icon Telegrafi

Osmani përforcimi i parë i Dritës

Rezultatet e kryesisë së re kanë filluar të shihen menjëherë tek skuadra gjilanase Drita.

Ekipi i drejtuar nga Sadat Pajaziti ka realizuar transferimin e parë për edicionin e ri.

Bëhet fjalë për mesfushorin, Petrit Osmani, i cili në edicionin e fundit luajti për Prishtinën.

Osmani njihet për teknikën e përsosur dhe shpirtin luftarak dhe do të jetë tejet i nevojshëm për mesfushën e ekipit gjilanas.

Ndryshe, Drita ka paralajmëruar edhe shumë përforcime tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version