Trajneri i skuadrës i Shkëndijës, Qatip Osmani ka folur pas fitores në ndeshje ndaj skuadrës lituaneze, Trakai.
Skuadra shqiptare nga Maqedonia ka arritur të fitoj 3-0 në ndeshjen e kthimit nga Trakait, duke arritur në fazën Play-Off të Ligës së Evropës.
Kjo fitore e ka gëzuar edhe trajneri e skuadrës, Osmanin, i cili lojën e futbollistëve të tij e ka cilësuar si të mençur, dhe kalimin tutje e ka cilësuar si të merituar.
“Kemi luajtur mençur dhe kemi shënuar golat në momentet e duhura të ndeshjes. Me golat e shënuar, fituam vetëbesim dhe luajtëm edhe më mirë. Kemi qenë më të mirë se rivali ynë lituanez dhe me meritë kemi shkuar tutje”, ka thënë fillimisht Osmani.
“Fakt është që na kanë munguar tre lojtarë standard në ekip sot, por kemi treguar se si skuadër mund t’i mbulojmë mungesat dhe çdonjëri ka kryer detyrën si duhet”, ka përfunduar trajneri i Shkëndijës. /Telegrafi/