Telegrafi

“Ose bëni atë që them unë ose fluturoni” – ylli i Man Utd zbulon se çfarë u tha Ten Hag lojtarëve kur erdhi në krye të skuadrës

Trajneri holandez Erik ten Hag ka përmirësuar lojën e skuadrës që nga ardhja e tij në Manchester United, por gjithashtu ka bërë disa largime drastike.

Cristiano Ronaldo u desh të largohej sepse nuk ishte dakord me të dhe kapiteni Harry Maguire u kthye në plan të dytë.

Lojtari më i mirë i Manchester United për momentin, Bruno Fernandes, ka treguar se çfarë iu ka thënë Ten Hag dhe çfarë rregullash ka vendosur me ardhjen e tij.

“Kur erdhi, kërkoi shumë nga ne në stërvitje. Na tha se do të bëjmë çfarë të dojë ai ose do të fluturojmë. Ai i qëndroi atij parimi me Cristianon, Rashfordin dhe Sanchon. Kur Rashford nuk ishte në formë të mirë, trajneri thjesht do ta nxirrte jashtë”.

“Në momentin e parë, ne ishim të befasuar, por kuptova se ai duhet të jetë i tillë nëse duam të arrijmë diçka. Ai i kërkoi Rashfordit të jetë konstant brenda dhe jashtë fushës. Ai dhe trajneri tani kanë një marrëdhënie shumë të mirë”, shpjegoi Fernandes për BT Sport.

Lexo po ashtu Tre gjigantët e Ligës Premier po vështrojnë zhvillimet e Mbappes te PSG

Manchester United me Ten Hag tani duket ekip serioz, pasi janë ende pretendentë për titullin e kampionit në Ligën Premier pasi janë pesë pikë prapa liderit Arsenal.

Në Ligën e Evropës, ata kanë një ndeshje të kthimit kundër Barcelonës, pasi e para u mbyll 2-2. /Telegrafi/