I njohur më herët si Oscar del Calcio, ceremonia tash e emëruar Gran Gala del Calcio u zhvillua në teatrin Teatro dal Verme, dhe siç u prit, Bianconerët dominuan duke fituar jo më pak se pesë trofe të mëdha.
Sezoni i shkëlqyeshëm i Andrea Pirlos në zemër të mesfushës së Juventusit ia solli atij shpërblimin kryesor Lojtari Italian i Vitit, pasi mesfushori shënoi tre gola, bëri 13 asistime dhe kompletoi po thuajse tre mijë pasime.
33-vjeçari po ashtu u emërua në Ekipin e Vitit së bashku me tre bashkëlojtarë të tij.
Ylli i Udineses, Luis Muriel, dhe ai i Milanit, Stephan El Shaarawy, ndanë çmimin Lojtari i Ri më i Mirë. Juventusi dhe Antonio Conte u emëruan Klubi dhe Trajneri i Vitit, dhe i pensionuari, Filippo Inzaghi, fitoi çmimin për Arritje Jetësore.
Lista e Plotë e fituesve:
Lojtari më i Mirë: Andrea Pirlo (Juventus)
Trajneri më i Mirë: Antonio Conte (Juventus)
Lojtari i Ri më i Mirë në Serie A: Luis Muriel (Udinese), Stephan El Shaarawy (Milan)
Lojtari i Ri më i Mirë në Serie B: Ciro Immobile (Genoa), Lorenzo Insigne (Napoli), Marco Verratti (Paris Saint-Germain)
Klubi më i Mirë: Juventus
Arbitri më i Mirë: Nicola Rizzoli
Çmimi për Arritje jetësore: Pippo Inzaghi.
Ekipi i Vitit në Serie A:
Portier: Gianluigi Buffon (Juventus);
Mbrojtës: Christian Maggio (Napoli), Thiago Silva (AC Milan, Paris Saint-Germain), Andrea Barzagli (Juventus), Federico Balzaretti (Palermo, Roma);
Mesfushorë: Andrea Pirlo (Juventus), Antonio Nocerino (AC Milan), Claudio Marchisio (Juventus);
Sulmues: Zlatan Ibrahimovic (AC Milan, Paris Saint-Germain), Edinson Cavani (Napoli), Antonio Di Natale (Udinese)
Formacioni 4-3-3
Buffon
Maggio – Silva – Barzagli – Balzaretti
Nocerino – Pirlo – Marchisio
Ibrahimovic – Cavani – Di Natale
/Telegrafi/