Telegrafi

Osasuna dhe Atletico Madrid përballen në El Sadar, formacionet zyrtare

 

Osasuna është nikoqire e Atletico Madrid në kuadër të xhiros së 19-të në elitën e futbollit spanjoll La Liga.

Vendasit këtë edicion janë duke kaluar nëpër një formë të mirë dhe ndodhen në pozitën e shtatë me 28 pikë, tre më pak se Atletico Madrid.

Kësisoj Osasuna kërkon vazhdimësi të rezultateve të mira dhe një fitore eventuale do t’i dërgonte ata në vendin e katërt në kampionat.

Në anën tjetër skuadra madrilene ka udhëtuar për të marrë tre pikët dhe për ta ruajtur pozitën që ka.

Formacionet zyrtare:

Osasuna: Fernandez, Torro, Sanchez, Moreno, Ibanez, Hernandez, Gomez, Garcia, D. Garcia, Ezzalouli, Avila.

Atletico Madrid: Oblak, Molina, Ggimenez, Hermoso, Reinildo, Barrios, Koke, De Pual, Lemar, Correa, Griezmann. /Telegrafi/